E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nga USB te PS4, çfarë u zbulua në burgjet në Lushnje dhe Elbasan
Lajme

Nga USB te PS4, çfarë u zbulua në burgjet në Lushnje dhe Elbasan

Paraditen e kësaj të diele janë zhvilluar kontrolle të papritura në institucionet e vuajtjes së dënimit në Lushnjë dhe Elbasan, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe forcimin e kontrollit të brendshëm.

Operacioni është përqendruar në verifikimin e regjimeve të brendshme, kontrollin e qelive, ambienteve të përbashkëta dhe sektorëve të sigurisë. Qëllimi kryesor ka qenë identifikimi dhe parandalimi i futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara, si dhe përmirësimi i standardeve të sigurisë në këto institucione.

foto galeri

Në terren janë angazhuar një numër i konsiderueshëm forcash sigurie dhe punonjës të administratës së burgjeve, të cilët kanë ushtruar kontrolle të detajuara në çdo hapësirë të brendshme.

Gjatë verifikimeve në institucionin e Lushnjës janë zbuluar dhe sekuestruar sende të palejuara, përfshirë edhe aksesorë që lidhen me mjete komunikimi.

foto galeri

Autoritetet bëjnë të ditur se çdo material që përbën shkelje penale do t’i kalojë për ndjekje të mëtejshme strukturave përkatëse, përfshirë edhe organet përgjegjëse të hetimit.

foto galeri

Ky aksion synon të garantojë një kontroll më të rreptë brenda burgjeve dhe të parandalojë çdo aktivitet të paligjshëm që mund të cenojë rendin dhe sigurinë në këto institucione.

foto galeri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.