E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Goditet rrjeti i këmbimit valutor pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie
Lajme

Goditet rrjeti i këmbimit valutor pa licencë, ekzekutohen 14 masa sigurie

Policia e Fierit ka ekzekutuar 14 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për ushtrimin e palicencuar të veprimtarive financiare, në kuadër të operacionit të koduar “Transaksioni 2”.

Në përfundim të veprimeve policore, 11 persona janë vendosur në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa për tre shtetase të tjera janë caktuar ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.

Personat ndaj të cilëve është ekzekutuar masa “Arrest në shtëpi” janë Etland Dhamo, Hasan Shametaj, Enis Ikonomi, Admir Iljazi, Laurenc Toska, Luan Zenelaj, Fatmir Dervishaj, Viktor Binaj, Denis Arapi, Rinush Stavri dhe Çlirim Sino.

Sekuestrohen para në disa monedha

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e personave nën hetim dhe në subjekte tregtare, policia ka gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në disa monedha të huaja dhe në lekë.

Sipas të dhënave të bëra publike, shumat e sekuestruara janë:

  • 4 milionë e 461 mijë lekë;
  • 92 mijë e 390 euro;
  • 8 mijë e 215 paund;
  • 19 mijë e 22 dollarë;
  • 220 franga.

Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej personave ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë, efektivët kanë gjetur gjithashtu një armë sportive të tipit pistoletë, dy mjete prerëse dhe një fishek.

Për këtë shtetas ka nisur procedimi penal edhe lidhur me sendet e gjetura, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Hetimet në kuadër të operacionit “Transaksioni 2” lidhen me dyshimet për ushtrimin e veprimtarive financiare pa licencën përkatëse. Përgjegjësia penale e personave të përfshirë do të përcaktohet nga organet e drejtësisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.