E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balla: Kemi ambicie për të përmbyllur negociatat brenda vitit 2027
Lajme

Balla: Kemi ambicie për të përmbyllur negociatat brenda vitit 2027

Jashtë ambienteve të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, komentoi ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke u ndalur te zhvillimet më të fundit dhe objektivat e vendit.

Në deklaratën e tij, Balla theksoi se procesi po avancon sipas parashikimeve dhe se kalimi i çështjeve nga grupet e punës drejt strukturave më të larta vendimmarrëse në BE përbën një hap të rëndësishëm përpara.

“Jemi në përmbyllje të një jave brenda së cilës BE, në respekt të procedurave të tyre, kalon nga grupi i punës tek Komiteti i Përfaqësuesve. Në njëfarë mënyre miratohet gjithë ajo punë kolosale e bërë nga shumë institucione shtetërore, qindra vajza e djem të përfshirë në këtë proces të adresimit të atyre që i kemi quajtur piketa të ndërmjetme.

S’duhet të kemi frikë që anëtarësimi me faza na dëmton; përkundrazi, s’ka të bëjë me ne. Ambicia jonë për të përmbyllur negociatat në fund të 2027 përputhet me programin.

Për ta ditur, në fund të 2027 mbyllen negociatat, më pas bëhet gati marrëveshja. Topi nuk është më në krahun e vendeve aspirante, por në fushën e vendeve anëtare. Procesi i ratifikimit është i gjatë dhe mund të kërkojë përfshirjen e popullit me referendum.”, u shpreh Balla.

Ai nënvizoi se objektivi i Shqipërisë mbetet mbyllja e negociatave brenda vitit 2027, ndërsa më pas procesi kalon në një fazë tjetër, atë të ratifikimit nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, që mund të zgjasë në kohë dhe të përfshijë edhe konsultim publik në disa shtete.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.