Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, në GJKKO
Deputeti dhe njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Deri në këto momente, nuk ka informacion zyrtar mbi arsyen e paraqitjes së tij në këtë institucion, ndërsa mësohet se në orët në vijim pritet të ketë sqarime dhe zhvillime të reja lidhur me këtë çështje.
Kjo nuk është hera e parë që Blushi paraqitet në GJKKO, çka e bën edhe më të ndjekur këtë lëvizje nga opinioni publik dhe mediat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



