Çmenduria s’ka fund, simpatizantja e PS bën tatuazh Edi Ramën
Në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste në Korçë, një simpatizante e kësaj force politike ka zgjedhur një formë të veçantë për të shprehur mbështetjen e saj.
E reja ka realizuar një tatuazh në krah, ku ka gdhendur emrat e kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Romina Kuko.
Burime bëjnë me dije se ajo është një aktiviste e angazhuar në strukturat lokale të Partisë Socialiste dhe se kjo nuk është hera e parë që zgjedh të shprehë bindjet e saj në këtë mënyrë. Më herët, ajo ka bërë tatuazh edhe emrin e ish-deputetes Eni Zake.
Ky veprim i pazakontë ka tërhequr vëmendje dhe reagime të ndryshme, ndërsa mbetet e paqartë nëse lista e tatuazheve do të zgjerohet edhe me emra të tjerë të figurave politike.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



