Fjala e Mafias së lirë…
Liria e shprehjes, fjalës, medies, përballja me pushtetet, krimin e organizuar, dueli mes të vërtetës e fshehjes së saj, është një luftë e vjetër, me përditshmëri në çdo kohë.
Shqipëria me traditë të keqe, nga trashëgimia e diktarurës, është në periudhë të gjatë dështuese për të ndërtuar fjalë e medie të lirë.
Nga një shpërthim urie në motet 90, erdhi në kontroll gradual.
Po. sot? Po në së paku 10 vitet e fundit?!
Mediet kombëtare dhe shumë të tjera me frekuencë lokale, por me shikueshmëri të konsiderueshme e kanë kokën nga qeveria. Kujdesen për të mos shqetësuar kryeministrin. Ministrat. Kryebashkiakët.
Përse?!
Mjaft prej tyre janë bërë investitorë strategjikë.Përfitues projektesh të huaja. Nën firmën dhe kujdesin e Edi Ramës. Ka nga ata jo refuzues të parasë kriminale. Marrin jo pak. Mediet sociale në masë sillen njëlloj. Bordero nga pushteti. Kleringu është shërbim. Kryesisht përqëndruar në
Mostrazim.
Mos denoncim korrupsioni.
Mos denoncim të krimit të lidhur me Ramën dhe qeverinë.
Sulm opozitës. Mosdhënie kohës televizive. Edhe kur jep një kohë të tillë opozitës, ngjyrimi i informacionit është negativ.
Pastaj kthehen nga padroni
Krehje bishti diplomatëve të sheqerosur të Ramës
Kjo nëse hetohet konsiderohet organizatë kriminale. Kur ortakëria është me ortakët e Ramës si Sinaloa, Ndrangheta, e të ngjashëm rezultati dihet. Është kthyer pjesë e Mafias. Ndaj censura është kthyer zakonshmëri. Ne jemi në regjimin e fjalës së.Mafias së lirë. E lirë për të diktuar, paguar, urdhëruar, tekstet dhe kontekstet.
Nëse mediet dalin nga ky regjim dhe i shërbejnë profesionit Edi Rama vëtëm në një muaj zhvishet lakuriq nga lidhjet e pafundme kriminale. Ky është mision. Bëhuni opozitë ndaj korrupsionit dhe mafias. Me këdo qofshin të lidhur ata. Pastaj kërkoni opozitë diku tjetër..Dilni nga fjala e Mafias së lirë. Bëhuni liri e fjalës, zë qytetarësh, taksapaguesish. Dilni nga lista e zezë hyni në listën e bardhë..
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



