E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ky është autori që vrau efektivin dhe plagosin tjetrin
Lajme

Ky është autori që vrau efektivin dhe plagosin tjetrin

Violand Braçellari, 44 vjeç, është identifikuar si autori i sulmit me armë zjarri që i mori jetën efektivit të policisë Enea Mekolli dhe la të plagosur kolegun e tij, Edison Adri, gjatë një operacioni në zonën e Lozhanit, në Bashkinë Maliq.

Momenti kur Violand Braçellari mbërrin i plagosur në spitalin e Korçës, pas  vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur forcat e posaçme “Shqiponja” ndërmorën një aksion për kapjen e tij në një zonë të thellë malore, në Bodë. Braçellari, i cili ishte strehuar në një stan, ka diktuar praninë e policisë dhe ka reaguar duke hapur zjarr ndaj efektivëve.

Si pasojë e të shtënave, inspektori Enea Mekolli humbi jetën në vend, ndërsa Edison Adri mbeti i plagosur. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, u plagos edhe vetë autori, i cili më pas u vu në pranga nga forcat e policisë.

Braçellari konsiderohej një person me rrezikshmëri të lartë dhe ishte prej vitesh në kërkim nga autoritetet. Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Korçës në vitin 2017 për veprën penale “prodhim dhe shitje të narkotikëve”, me një dënim që është lënë në fuqi edhe nga shkallët më të larta të gjyqësorit.

Përveç këtij vendimi, ndaj tij kishte procese të tjera gjyqësore të hapura, përfshirë edhe akuza që lidhen me krime kundër personit. Burime nga zona bëjnë me dije se ai ishte i njohur për precedentë të mëparshëm dhe konsiderohej i rrezikshëm.

Një detaj që ka tërhequr vëmendje është fakti se Braçellari i kishte shmangur arrestimit në disa raste ndër vite, duke përfituar nga terreni i vështirë malor ku lëvizte dhe fshihej.

Operacioni i fundit synonte pikërisht kapjen e tij, por përfundoi tragjikisht, duke shënuar një humbje të rëndë për Policinë e Shtetit dhe duke rikthyer vëmendjen mbi rrezikun që paraqesin personat në kërkim me profil të lartë kriminal.

Ngjarja në Lozhan vijon të hetohet nga autoritetet për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe rrethanat e përplasjes me armë.

Në kërkim prej vitit 2017; kush është 43-vjeçari

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.