E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar
Lajme

EMRAT/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar

Gjashtë shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet të ekstradohen këtë të premte nga Dubai drejt Shqipërisë, në një operacion që vjen si rezultat i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Sipas informacionit zyrtar, të ekstraduarit akuzohen për përfshirje në veprimtari të rënda kriminale, që përfshijnë trafikun e narkotikëve, pastrimin e parave dhe mashtrimet kompjuterike, të realizuara në kuadër të grupeve të organizuara.

Mes emrave që pritet të mbërrijnë në Shqipëri është Kristi Qirici, i njohur edhe me identitete të tjera si Jetmir Hoxhaj dhe Jetmir Qirici. Ai dyshohet si pjesë e një rrjeti që kultivonte kanabis në jug të vendit, kryesisht në zonën e Sarandës, gjatë viteve 2019–2021, për ta trafikuar më pas drejt Greqisë. Qirici njihet gjithashtu si vëllai i Edmond Papës, biznesmenit të vrarë në fund të vitit 2022.

Në listën e ekstradimeve janë edhe Shkëlzen Kraja, si dhe Aleks Pepaj dhe Ilir Lazri, të cilët lidhen me një tjetër grup kriminal të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, Merxhan Çeliku akuzohet për mashtrim kompjuterik dhe konsiderohet pjesë e një rrjeti të strukturuar kriminal në këtë fushë.

Një tjetër emër i rëndësishëm është ai i biznesmenit Devit Patrut, i njohur me disa identitete, përfshirë Elidon Skëndaj, Devid Boraj dhe Fatmir Pepaj. Ai është shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e kokainës në tregjet evropiane.

Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se operacioni i ekstradimit është pjesë e përpjekjeve për të goditur krimin e organizuar dhe për të sjellë përpara drejtësisë persona të përfshirë në aktivitete kriminale ndërkombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.