E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Amnistia penale, Toni Gogu: Nuk përfitojnë të dënuarit nga GJKKO
Lajme

Amnistia penale, Toni Gogu: Nuk përfitojnë të dënuarit nga GJKKO

Në Komisionin e Ligjeve është prezantuar projektligji për amnistinë penale nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, një nismë që pritet të kalojë për votim në seancë plenare më 18 qershor. Mbledhja është shoqëruar me mungesën e opozitës, me përjashtim të deputetit demokrat Arjan Ndoja, i cili ishte i vetmi pjesëmarrës nga radhët e saj.

Gjatë prezantimit, ministri Gogu theksoi qartë se kjo amnisti nuk përfshin personat e dënuar nga GJKKO, duke nënvizuar se projektligji synon të bëjë një dallim të qartë mes individëve që vijojnë të përbëjnë rrezik dhe atyre që kanë përmbushur qëllimin e dënimit.

“Ky projektligj nuk toleron krimin, por dallon qartazi me saktësi juridike, se personi që vijon të përbëjë rrezik dhe duhej të vijojë vuajtjen e dënimit dhe atij personi që shteti vlerëson se është përmbushur qëllimi i dënimit dhe nevojitet të rikthehet në shoqëri. Ky ligj nuk shuan asnjë të drejtë civile të viktimës. Pra amnistia prek marrëdhënien mes shteti dhe autorit të veprës. E drejta e viktimës për dëmshpërblim mbete e plotë de e pacenuar.

Amnistia nga vuajta e dënimit, ata amnistohen si pas kritereve:

Të gjithë burrat që janë dënuar deri në 3 vite ose u kanë mbetur për të vuajtur më pak se 3 vite, lirohen menjëherë

Të gjitha gratë që janë dënuar deri në 4 vite ose u ka mbetur më pak, lirohen menjëherë

Të gjithë burrat 60 vjeç e sipër dhe të gjitha gratë 50 vjeç e sipër lirohen menjëherë

Të miturit, 18 vjeç e poshtë në momentin e kryerjes së krimit, lirohen menjëherë

Kriteri 2 ka të bëjë me uljen e dënimit

Të gjithë e dënuarit marrin1 vit ulje ndërkohë që gratë dhe të miturit 1 vit e gjysmë

Amnistia nga ndjeja penale

Pushon procedimi për veprat që dënohen deri në 3 vite me përjashtimet e përcaktuara
asnjë nga përftuesit nuk duhet të kenë kryer vepra të rënda. Përjashtohen të gjithë vrasjet në rrethana cilësuese, krimet seksuale, trafikimi, terrorizmi, korrupsion dhe krimi i organizuar, veprat zgjedhore, pastrimi i parave dhe çdo gjë, çdo subjekt që është nën judiksionin e SPAK dhe GJKKO.

Në sistemin penitenciar është 5292 vende, janë akomoduar 4769 persona. Pas amnistisë do të kemi një ulje prej 10% të popullatës të sistemit penitenciar. Nuk është ky efekt qëllimi kryesor i ligjit, por është një pasojë e dëshiruar se na jep mundësinë që kur të na zvogëlohet momenti i të dënuarve, të rrite cilësia e trajtimit për të tjerët”, tha Gogu.

Sipas të dhënave të prezantuara, aktualisht sistemi penitenciar ka një kapacitet prej 5292 vendesh, ndërsa janë të akomoduar 4769 persona. Me hyrjen në fuqi të amnistisë, pritet një ulje prej rreth 10% e popullatës së të dënuarve, çka synon të ndikojë në përmirësimin e kushteve dhe trajtimit për pjesën tjetër të të burgosurve.

Përfitojnë nga amnistia penale:

Të gjithë burrat që janë dënuar deri në 3 vite ose u kanë mbetur për të vuajtur më pak se 3 vite, lirohen menjëherë
Të gjitha gratë që janë dënuar deri në 4 vite ose u ka mbetur më pak, lirohen menjëherë
Të gjithë burrat 60 vjeç e sipër dhe të gjitha gratë 50 vjeç e sipër lirohen menjëherë
Të miturit, 18 vjeç e poshtë në momentin e kryerjes së krimit, lirohen menjëherë

Përfitojnë ulje dënimi:

Të gjithë e dënuarit marrin 1 vit ulje ndërkohë që gratë dhe të miturit 1 vit e gjysmë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.