E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Kushner po arrin një m*t’, gazetarja amerikane nxjerr nga ‘shinat’ Ramën
Lajme

‘Kushner po arrin një m*t’, gazetarja amerikane nxjerr nga ‘shinat’ Ramën

Një intervistë e kryeministrit Edi Rama me gazetaren amerikane Ines de La Cuetara, e zhvilluar në Tiranë në kuadër të raportimit për protestat e fundit, është shoqëruar me tensione dhe replika të forta lidhur me projektin turistik në Zvërnec.

Gjatë bisedës, Rama u pyet mbi përfitimet ekonomike të projektit dhe skepticizmin e shprehur nga protestuesit për ndikimin real në jetën e qytetarëve.

Gazetarja: “Ju thatë gjithashtu se ky projekt do injektojë miliarda dollarë në ekonominë shqiptare, ndërkohë që ajo që dëgjuam nga protestuesit të mërkurën është se ata nuk besojnë këtë gjë. Si siguroni ju se këto miliarda do injektohen në ekonomi dhe do shkojnë te çdo shqiptar.”

Rama: “C’do të thotë kjo, ç’do të thotë kjo? Kjo është një broçkull ideologjike, sepse një investime i kësaj madhësie në turizëm është që të ndërtohet diçka spektakolare dhe sigurisht që nuk i aksesueshëm për këdo, por sjell shumë të ardhura për këdo sepse vendi përfiton shumë.”

Debati u ashpërsua më tej kur gazetarja ngriti çështjen e mundshëm të konfliktit të interesit, duke përmendur faktin se në projekt përfshihet Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Gazetarja: “Teksa u pyet nëse ka konflikt interesi për faktin se Jared Kushner është dhëndri i presidentit amerikan Trump që po negocion marrëveshje në Gaza e Ukrainë dhe ndërkohë po negocion edhe marrëveshje biznesi miliarda dollarëshe…”

Rama: “Çfarë konflikt interesi? Çfarë po flet? Jared Kushner nuk po negocion. Ai po arrin një m*t. Edhe një herë. Ju duhet ta kuptoni.

Kur Jared Kushner dhe Ivanka erdhën këtu dhe ne filluam të punonim së bashku, nuk ishte e qartë nëse Trump do shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë.

Po negociohet akoma dhe tani nuk është si në fillim sepse nuk është vetëm Jared Kushner. Është Power Holding që është një nga kompanitë më të mëdha në Katar, që u përket dy miqve të mi, dy vëllezër fantastikë nga Katari.

Çfarë doni ju këtu? Shkoni luftoni me Trump në Shtetet e Bashkuara. Mos hajdeni këtu të luftoni me Trump. Kjo s’ka kuptim.”

Në vijim të intervistës, kryeministri reagoi edhe ndaj interesimit të mediave ndërkombëtare për çështje mjedisore në zonë.

Rama: “Doni që unë të besoj se papritmas media amerikane, influencerat amerikanë, bota amerikane po kujdesen për disa flamingo në Shqipëri?”

Në fund, Rama theksoi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga detyra, pavarësisht kritikave dhe kundërshtive.

Rama: “Jam mësuar me këtë, sa më e madhe ëndrra dhe ambicia, aq më e madhe rezistenca. Kështu rriten vendet.”

Intervista vjen në një moment kur protestat kundër projekteve turistike në zonën e Zvërnecit dhe Nartës kanë hyrë në javën e dytë, duke sjellë debat të gjerë publik mbi zhvillimin, mjedisin dhe transparencën e investimeve strategjike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.