E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve
Ekonomi

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve në vend, të cilat do të hyjnë në fuqi në orën 14:00.

Sipas reagimit zyrtar, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil të standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë 168 lekë/litër.

Ndërkohë, për benzinën e standardit SSH EN, çmimi i shitjes me pakicë është përcaktuar në jo më shumë se 168 lekë/litri, ndërsa ai me shumicë në jo më shumë se 156 lekë/litër.

Bordi bën me dije se këto çmime do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut.

Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës që të zbatojnë me rigorozitet këtë vendim.

Në rast të shkeljeve nga operatorë të ndryshëm, paralajmërohet se do të merren masa të forta, deri në pezullimin e aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, theksojnë se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.