E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Karamelet me drogë”, Skënder Hita i çon shkresë Ministrisë së Arsimit
Lajme

“Karamelet me drogë”, Skënder Hita i çon shkresë Ministrisë së Arsimit

Një formë e re dhe shqetësuese e shpërndarjes së lëndëve narkotike ka vënë në gatishmëri autoritetet shqiptare. Bëhet fjalë për produkte të njohura si “Edibles”, të cilat përmbajnë THC, përbërësi psikoaktiv i kanabisit, dhe që po qarkullojnë në afërsi të institucioneve arsimore, duke rritur ndjeshëm rrezikun për fëmijët dhe adoleshentët.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit, këto produkte paraqiten kryesisht në formë xheli dhe kanë pamje të ngjashme me karamelet apo ëmbëlsirat e zakonshme. Pikërisht kjo ngjashmëri i bën ato veçanërisht të rrezikshme, pasi mund të konsumohen pa vetëdije nga të miturit.

Për të adresuar këtë situatë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i ka drejtuar një shkresë zyrtare Ministres së Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, duke kërkuar rritjen e vigjilencës dhe marrjen e masave parandaluese në ambientet shkollore dhe zonat përreth tyre.

Autoritetet paralajmërojnë se konsumimi i produkteve që përmbajnë THC mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e të miturve, ndërsa mënyra e kamuflimit si produkte ushqimore e rrit rrezikun e ekspozimit të paqëllimshëm.

Në dokumentin zyrtar, Policia e Shtetit kërkon një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve arsimore dhe strukturave të rendit, duke përfshirë drejtuesit e shkollave, mësuesit, psikologët dhe prindërit, për të identifikuar dhe raportuar çdo rast të dyshuar.

Ekspertët e sigurisë theksojnë se fenomeni i “Edibles” është përhapur në shumë vende, si një mënyrë e re për të shpërndarë lëndë narkotike pa rënë lehtësisht në sy. Për këtë arsye, rritja e ndërgjegjësimit në komunitet konsiderohet thelbësore për parandalimin e përhapjes së këtij fenomeni.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve dhe institucioneve që të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar, me qëllim mbrojtjen e të miturve dhe frenimin e kësaj forme të re të shpërndarjes së drogës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.