E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ervin Demo urdhëron shkrirjen e zinxhirit drejtues të Sarandës
Lajme

Ervin Demo urdhëron shkrirjen e zinxhirit drejtues të Sarandës

Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Demo, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e strukturave të Policisë së Shtetit në qarqe, ku në qendër të diskutimeve ka qenë situata kriminale në Sarandë pas atentatit të ndodhur një ditë më parë.

Gjatë ngjarjes së rëndë, Artan Myrtaj u ekzekutua në një atentat në Sarandë, duke rikthyer në vëmendje problematikën e sigurisë dhe të përballjes me krimin në këtë qytet.

Burime bëjnë me dije se gjatë takimit, ministri Demo ka kërkuar masa të menjëhershme nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, duke urdhëruar riorganizimin e strukturave drejtuese të Policisë në Sarandë.

Në fokus ka qenë edhe krijimi i një Task-Force të posaçme, e cila do të angazhohet në hetimin dhe zbardhjen e ngjarjeve kriminale në qytet.

Sipas porosisë së ministrit, grupi i posaçëm do të përbëhet nga 10 efektivë, të cilët do të qëndrojnë të stacionuar në Sarandë dhe do të fokusohen në hetimin e rasteve kriminale dhe evidentimin e autorëve të përfshirë në to.

Gjatë komunikimit me drejtuesit e policisë, Demo ka kërkuar gjithashtu forcimin e masave të sigurisë në institucionet arsimore. Kryepolici Skënder Hita është porositur që të hartojë një plan të detajuar për rritjen e sigurisë në territor, me vëmendje të veçantë ndaj shkollave.

Takimi vjen në një moment kur atentati në Sarandë ka rritur presionin mbi strukturat vendore të Policisë së Shtetit dhe mënyrën se si ato po përballen me kriminalitetin në zonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.