E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Imami Elvis Naçi godet sërish, flet për homoseksualët: Mëkat, por kjo është mesatarja e artë
Lajme

Imami Elvis Naçi godet sërish, flet për homoseksualët: Mëkat, por kjo është mesatarja e artë

Imami i Xhamisë së Tabakëve, Elvis Naçi ka folur në lidhje me temën e homoseksualizmit.

I ftuar në “Wake up”, Naçi u shpreh se homoseksualizmi është një mëkat i madh për të gjitha fetë.

Imami foli dhe për Nur Warsame, imamin e parë homoseksual i cili do të hapë në Australi xhaminë e parë miqësore me komunitetin LGBT.

Ndryshe nga herët e tjera, Elvis Naçi ka surprizuar me përgjigjen e tij.

“Ngaqë është një risi, normal që duket e çuditshme sepse edhe imam edhe homoseksual nuk bën sens në fenë islame.  Në fenë islame, por edhe në atë kristiane, hebreje etj., homoseksualizmi është një mëkat i madh. Por çdo njeri ka gabime, sepse ne kalojmë në ekstrem, ofendojmë shajmë e me radhë. Por ka një mesatare të artë.

Të gjithë ne kemi gabimet tona, në disa raste ne nuk e zbatojmë fjalën e Zotit dhe ky rast i homoseksualitetit është një gabim i madh në islam dhe një imam që bën një gabim kaq të madh nuk bën sens. Gjërat nuk bëhen publike. Edhe unë kam mëkatet e mia, por nuk ka përse të bëhet publike, sepse njerëzit humbin besimin. Në Islam, atë që e quajmë gabim, ne mundohemi ta largojmë, jo ta promovojmë.”- deklaroi Naçi.

Në fund imami I Xhamisë së Tabakëve shtoi se qasja e vetme ndaj homoseksualëve duhet të jetë ajo e këshillimit dhe sugjerimit, jo ajo e sharjeve dhe ofendimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.