E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcënime dhe fyerje, eurodeputetja i nxjerr ‘të palarat’ sheshit Braçes
Bota

Kërcënime dhe fyerje, eurodeputetja i nxjerr ‘të palarat’ sheshit Braçes

Një reagim i fortë ka ardhur nga eurodeputetja gjermane Jutta Paulus, e cila ka akuzuar publikisht deputetin shqiptar Erion Braçe për përdorimin e gjuhës kërcënuese dhe fyese ndaj aktivistëve në rrjetet sociale.

Përmes një publikimi, ajo ka ndarë disa nga komunikimet që Braçe ka zhvilluar me qytetarë aktivë, ku sipas saj, deputeti përdor shprehje të papranueshme dhe tone denigruese. Në mesazhet e bëra publike, ai i paralajmëron aktivistët se “do bëhen të njohur”, ndërsa përdor edhe fraza të rënda si “ti dhe rraca jote”. Në një tjetër rast, një aktiviste është ofenduar drejtpërdrejt me termin “ordinere”.

Eurodeputetja gjermane denoncon Erion Braçen: Shikoni si

Ky denoncim ka sjellë një dimension të ri në debat, pasi për herë të parë një përfaqësuese e Parlamentit Europian ngre shqetësime të tilla për mënyrën e komunikimit të një politikani shqiptar me qytetarët.

Sipas eurodeputetes, një gjuhë e tillë bie ndesh me standardet demokratike dhe është e papranueshme ndaj individëve që ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar apo për të shprehur mendimin lirshëm. Ajo thekson se respekti ndaj qytetarëve duhet të jetë parim themelor për çdo përfaqësues publik.

Ndërkohë, nuk është hera e parë që Erion Braçe përfshihet në polemika të tilla, pasi më herët ai është kritikuar për tone të ashpra dhe fyerje në komunikimet me qytetarët në platforma sociale.

Ky rast pritet të rikthejë në vëmendje rëndësinë e etikës në komunikimin publik dhe përgjegjësinë që mbajnë figurat politike në raport me qytetarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.