E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shpërthen Moza Ahmeti: Hormone për 13-vjeçarët, kur s’u garantoni as bukën?!
Lajme

Shpërthen Moza Ahmeti: Hormone për 13-vjeçarët, kur s’u garantoni as bukën?!

Deklaratat e poetes Mimoza Ahmeti mbi terapinë hormonale për të miturit kanë nxitur debat publik, pas një interviste të saj në emisionin “Quo Vadis”.

Gjatë bisedës, Ahmeti kritikoi prioritetet e sistemit, duke theksuar se nuk është e pranueshme që të promovohet terapia hormonale për fëmijët mbi moshën 13 vjeç, në një kohë kur, sipas saj, shumë prej tyre nuk kanë ende të garantuara nevojat më bazike.

“Sepse të sigurosh hormone për një fëmijë 13-14 vjeç në një kohë kur nuk ke siguruar bukë, ushqim dhe veshje të klasit normal për të gjithë shoqërinë fëmijërore, atëherë ose je budalla, ose je komercializuar në atë pikë që shikon vetëm qëllimet e tua komerciale dhe na i ofron këto gjëra si të drejta të njeriut”, u shpreh Ahmeti.

Gjatë intervistës, ajo u ndal edhe te roli i familjes në shoqëri, duke e cilësuar atë si institucionin më të rëndësishëm, veçanërisht në periudha krizash.

“A është mirë ta kalosh shkollën e familjes? Është një mrekulli. Ra pandemia, bëhen luftëra… çfarë i mbetet shoqërisë? Familja bëhet mbrojtje. Sistemi ende nuk ka gjetur një alternativë tjetër”, tha ajo.

Sipas Ahmetit, politikat që lidhen me terapinë hormonale nuk adresojnë nevojat reale të njerëzve, por, sipas saj, lidhen me interesa të tjera dhe me komercializimin e sistemit.

“Këto opsione që po na ofrohen me hormonet janë mënyra se si sistemi riprodhon veten me komoditetet e tij. Nuk janë zgjidhje që i vijnë në ndihmë njerëzimit për nevojat e tij të vërteta, si familja apo fëmijët, por u shërbejnë qëllimeve të tjera”, deklaroi poetja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.