Moza Ahmeti e paqartë për protestën, kërkesat i sheh si globale
“Protestoni dhe një çik per mua”
Shkrimtarja e njohur Mimoza Ahmeti ka reaguar lidhur me protestën e fundit, përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi thelbin dhe drejtimin e saj.
Në qëndrimin e saj, Ahmeti u shpreh se protesta i duket e paqartë dhe me elementë që shkojnë përtej kërkesave të zakonshme qytetare. Sipas saj, situata krijon përshtypjen e një lëvizjeje me prapavijë më të gjerë, duke lënë të nënkuptohet një dimension gjeopolitik.
“Kjo protestë më duket e çuditshme. Po kërkohen të drejta që ju takojnë, por ndërkohë duket sikur po ndërthuret me zhvillime më të mëdha. Më krijohet ideja e një proteste me karakter global”, është shprehur ajo, duke theksuar se ende nuk arrin të kuptojë qartë orientimin e saj.
Në reagimin e saj, shkrimtarja ka bërë edhe një krahasim me të kaluarën, duke rikujtuar protestat ku ka marrë pjesë vetë në fillim të viteve 2000. Ajo kritikoi mungesën e mbështetjes që, sipas saj, kishte hasur në atë kohë, duke vënë në dukje një kontrast me situatën aktuale.
Moza theksoi se dikur zëri i saj nuk u mbështet, ndërsa sot, sipas saj, rolet duket se janë përmbysur. Deklaratat e saj kanë nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke hapur debat mbi natyrën dhe qëllimin e protestës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



