E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbytjet në autostradë/ Prokuroria e Tiranës e merr seriozisht, nisin hetimet për urën e Limuthit
Lajme

Përmbytjet në autostradë/ Prokuroria e Tiranës e merr seriozisht, nisin hetimet për urën e Limuthit

Duket se prokuroria e Tiranës i ka marrë seriozisht hetimet për përmbytjet e ndodhura në autostradë mbrëmjen e 30 nëntorit 2017.

Për të bërë një hetim sa më të gjerë, prokuroria e Tiranës ka vendosur që t’i kërkojë Autoritetit Rrugor Shqiptar dosjen e projektit të ngushtimit të përroit në Urën e Limuthit në Autostradë.

Nga se bëhet ditur, kanë qenë të paktën 20 biznese, të cilat i janë drejtuar organit të akuzës, duke bërë kallëzim për dëmtim të pronës së tyre.

Nën drejtimin e prokurorit Ervin Karanxha, dosja në fjalë i është përcjellë komisariatit të policisë Vorë për të kryer hetime në terren.

Edhe pse është ende e paqartë dëmi i shkaktuar nga përmbytja, ekspertët thonë se ajo mund të jetë diku tek 1 milion euro

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.