E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“BE të mos mbrojë politikanet e korruptuar shqiptarë për hir të stabilitetit në Ballkan”
Lajme

“BE të mos mbrojë politikanet e korruptuar shqiptarë për hir të stabilitetit në Ballkan”

Shkodranja Mirza Balaj, një nga emrat më të vlerësuar shqiptarë në fushën e shëndetit publik dhe politikave sociale, ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Europian, ku ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe sfidat që, sipas saj, po e pengojnë këtë rrugëtim.

Në fjalën e saj, Balaj u shpreh se integrimi i Shqipërisë në BE nuk mund të lidhet me një individ të vetëm dhe se procesi po pengohet nga problemet e brendshme të vendit.

“Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk mund të varet nga një emër i vetëm. Kur ky proces po pengohet nga kapja e shtetit nga oligarkia, korrupsioni i ministrave dhe mungesa e shtetit të së drejtës, Edi Rama nuk është më zgjidhja për integrimin evropian, por pengesë”, deklaroi ajo.

Balaj i bëri thirrje Bashkimit Evropian që, sipas saj, t’i japë fund mbrojtjes politike të politikanëve shqiptarë në emër të stabilitetit të rajonit.

“BE duhet t’i japë fund mbrojtjes politike të politikanëve shqiptarë për hir të stabilitetit të rajonit. Shqipërinë në BE e fusin shqiptarët, jo Rama”, theksoi ajo.

E lindur dhe rritur në Shkodër, Mirza Balaj është një prej figurave më të spikatura shqiptare në fushën e shëndetit publik dhe politikave sociale. Pas studimeve në Shqipëri, Belgjikë dhe Norvegji, ajo ka ndërtuar një karrierë ndërkombëtare duke bashkëpunuar me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, UNICEF-in, Komisionin Evropian dhe institucione të tjera prestigjioze. Ajo është vlerësuar edhe me Çmimin e Vitit 2024 për Shkencëtarët e Rinj, duke u konsideruar një nga zërat më të suksesshëm të diasporës shqiptare

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.