E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vasili: Komisioni i Venecias kërkon konsensus për Kryeprokurorin
Lajme

Vasili: Komisioni i Venecias kërkon konsensus për Kryeprokurorin

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ashpër ditën e sotme lidhur me deklaratat e ambasadës amerikane në Shqipëri, se kjo e fundit mbështet rekomandimin e misioneve ndërkombëtare të OPDAT dhe EURALIU për zgjedhjen e Kryeprokurores së Përkohshme të Përgjithshme.

Ka qenë kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’ ka sjellë edhe një herë në vëmendje rekomandimet e Komisionit të Venecias, që kërkojnë që Kryeprokurori të zgjidhet me konsensus.

Vasili shprehet qartë se asnjë komision ligjesh apo me keq akoma ndonjë mision i huaj nuk mund të dalë mbi Komisionin e Venecias që është institucioni me autoritar në nivel botëror.

Për Vasilin këto manovra, dhe sidomos harrim me qëllim i rekomandimit të Komisionit të Venecias, tregon se Reforma në Drejtësi po shkatërrohet përfundimisht.

Reagimi i Vasilit

Komisioni i Venecias ka folur qarte ne shqip dhe ne anglisht per ceshtjen e kryeprokurorit.

Komisioni i Venecias ka kerkuar 1.Konsensus 2.Perjashtimin e emerimeve teresisht politike.

Cfare kerkon Komisioni i Venecias kerkon edhe opozita sot.

Kush “harron” qellimisht Komisionin e Venecias dhe behet bashkeautor i nje faji te rende kushtetues,shkaterron perfundimisht reformen ne drejtesi dhe legjitimon kapjen e saj nga krimi dhe trafiqet.

Komisioni i Venecias ka folur qarte, asnje komision ligjesh i kapur apo me keq akoma ndonje mision i huaj nuk mund te dale mbi Komisionin e Venecias qe eshte institucioni me autoritar ne nivel boteror dhe te cilin e kane falenderuar te gjithe per reformen ne drejtesi ne Shqiperi;e kane falenderuar edhe ne shqip edhe ne anglisht.

Po jua rifreskoj memorjen me percaktimet e Komisionit te Venecias kjo eshte edhe nje mundesi per disa per te rifreskuar ndergjegjen.

Gjithashtu, po ju risjellim dhe qëndrimet e Komisionit të Venecias të mbajtuara në atë kohë për Prokurorin e Përgjithshëm:

Nuk ekziston një model i vetëm për zgjedhjen e tyre; njëkohësisht, është e dëshirueshme që këto emërime të rëndësishme të kenë një shkallë të gjerë konsensusi dhe (nëse kjo arrihet) pa kompromentuar cilësitë e kandidatit të suksesshëm.

Përfshirja e KLP dhe KED në procesin e emërimit përbën një garanci për përjashtimin e emërimeve tërësisht politike të PP dhe ILD edhe në një situatë ku shumica qeverisëse kontrollon 3/5e votave në Parlament.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.