Deklarata e fortë: Një hetim ndërkombëtar po tmerron Edi Ramën!
Koloneli Dritan Demiraj lëshon paralajmërimin e fortë
Koloneli Dritan Demiraj ka bërë deklarata të forta lidhur me atë që ai e cilëson si zhvillime të reja hetimore ndërkombëtare që, sipas tij, kanë në fokus kryeministrin Edi Rama. Gjatë një interviste në emisionin “Off the Record”, Demiraj u shpreh se, përveç kërkesës së bërë nga një kongresmen amerikan për hetimin e lidhjeve të pretenduara të qeverisë shqiptare me trafikun e drogës, ekziston edhe një tjetër proces që ai e përshkroi si “më skandaloz”.
Sipas Demirajt, bëhet fjalë për një hetim që lidhet me pretendime për pastrim parash dhe marrëdhënie me aktorë që ai i cilësoi si antiamerikanë dhe antishqiptarë.
“Jemi në fazat fillestare të kësaj që po deklaroj. Ajo që ka bërë kërkesë kongresmeni amerikan për hetimin e lidhjeve të qeverisë së kryeministrit Rama me trafikun e drogës nuk është asgjë më tepër se ajo që kam diskutuar dhe kam deklaruar që në muajt janar-shkurt. Kam pasur dijeni dhe informacione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që i ndaloi këto negociata ishte lufta e Iranit.”, tha Demiraj.
Koloneli shtoi se, sipas informacionit që disponon, është në zhvillim edhe një tjetër proces hetimor, për të cilin tha se nuk mund të japë më shumë detaje në këtë fazë.
“Jemi në fazat e një hetimi tjetër më skandaloz, për të cilin ju kam dhënë fjalën që nuk do ta bëj publik, sepse nuk jam i autorizuar. Por shumë shpejt do të ketë një hetim që po e tmerron Edi Ramën, në lidhje me pastrim parash dhe me disa vende, aktorë antiamerikanë dhe antishqiptarë, të cilët shkelin të gjitha rregullat ndërkombëtare të funksionimit të përfaqësimeve diplomatike.”, shtoi Demiraj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



