E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publikohet fotoja e “Fantazmës së drogës”, Armando Pacani
Lajme

Publikohet fotoja e “Fantazmës së drogës”, Armando Pacani

Për herë të parë del në dritë identiteti i Armando Pacanit, një nga personat më pak të njohur për publikun, por që sipas autoriteteve shqiptare ndodhet në qendër të një prej hetimeve më të mëdha të viteve të fundit kundër krimit të organizuar.

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër-arrest për Pacanin, duke e përfshirë mes 10 personave të dyshuar në një operacion të gjerë ndërkombëtar që synon goditjen e një rrjeti të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave.

Sipas dosjes hetimore, grupi ku ai dyshohet se kishte rol drejtues ka operuar në harkun kohor 2019–2021, duke shtrirë aktivitetin nga Amerika Latine drejt Europës. Autoritetet dyshojnë se përmes këtij rrjeti janë trafikuar sasi të mëdha kokaine drejt tregjeve europiane.

Hetimi, i cili ka zgjatur më shumë se dy vite dhe është zhvilluar në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, ka dokumentuar të paktën pesë episode konkrete të trafikut të drogës. Në këto raste janë sekuestruar rreth 9 ton kokainë në vende si Belgjika, Holanda, Ekuadori dhe Kolumbia.

Megjithatë, sipas prokurorisë, aktiviteti i grupit dyshohet të ketë qenë edhe më i gjerë, me një volum total që arrin të paktën 50 ton kokainë të trafikuar në disa vite.

Paralelisht me trafikun e lëndëve narkotike, hetuesit dyshojnë se fitimet e përfituara janë futur në qarkullim përmes investimeve në Shqipëri. Bëhet fjalë për kompani ndërtimi, pasuri të paluajtshme dhe projekte turistike, ku paratë e dyshuara kriminale mund të jenë integruar në ekonomi.

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar 491 pasuri të ndryshme, përfshirë vila, apartamente, hotele, toka dhe automjete, si dhe 209 llogari bankare. Vlera totale e këtyre pasurive përllogaritet në rreth 150 milionë euro.

Mes personave për të cilët janë lëshuar masa sigurie janë edhe emra të tjerë të njohur për drejtësinë, si Eldi Dizdari, i identifikuar edhe me identitetin Denis Matoshi, si dhe Dritan Gjika.

Operacioni konsiderohet si një nga ndërhyrjet më të mëdha kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave, duke ekspozuar lidhjet e mundshme mes krimit të organizuar dhe investimeve në sektorë kyç të ekonomisë shqiptare.

Goditja e SPAK ndaj grupit që trafikoi 50 tonë kokainë/ Zbulohet

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.