E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A ka pasur pëplasje me Ramën për shkarkimin e Haki Çakos? Xhafaj flet për herë të parë
Lajme

A ka pasur pëplasje me Ramën për shkarkimin e Haki Çakos? Xhafaj flet për herë të parë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka folur për herë të parë për shkarkimin nga detyra të Haki Çakos. Në emisionin “Kapital” në Vizion+, ministri Xhafaj u shpreh se me nisjen e mandatit të ri duhet të kisha një analizë më të plotë, për të kuptuar problematikat dhe zgjidhjet e nevojshme sipas Kushtetutës dhe ligjit

“Së pari unë nuk shkova në Policinë e Shtetit për të zëvendësuar një drejtor me një tjetër – siç ndodhi në pjesën e parë të mandatit tim që, sipas meje, ishte një lëvizje e drejtë dhe minimale për atë kohë. Me nisjen e mandatit të ri duhet të kisha një analizë më të plotë, për të kuptuar problematikat dhe zgjidhjet e nevojshme sipas Kushtetutës dhe ligjit” – thotë Xhafaj.

Gjithashtu ai u pyet nëse ka pasur një përplasje mes tij dhe kryeministrit Rama për largimin e kreut të policisë së shtetit? Ministri,  e mohoj këtë dhe thotë se nga Rama nuk ka pasur asnjë hezitim për të firmosur propozimin e shkarkimit.

“Përplasje me Ramën? Nuk besoj të ketë pasur diçka të tillë. Kur kam dërguar propozimin për shkarkimin e Çakos, qeveria e miratoi. Në këto momente, për shkak të disa prioriteteve kemi nevojë për më shumë dinamizëm, kjo është një nga arsyet e kësaj lëvizjeje në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit. Në momentin e përshtatshëm, drejtori i ri që do të vijë do të vlerësojë nevojën e lëvizjeve të reja”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.