E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulm masiv me mijëra llogari false ndaj PUBLIK MEDIA-s
Lajme

Sulm masiv me mijëra llogari false ndaj PUBLIK MEDIA-s

Rrjetet sociale po përballen me valën e mijëra profileve false

Nis beteja për mbrojtjen e platformave

Që prej orëve të para të mëngjesit, faqet zyrtare të Publik Media në rrjetet sociale po përballen me një sulm të organizuar përmes mijëra llogarive false (fake followers), në një përpjekje të qartë për të dëmtuar funksionimin e tyre dhe për të çuar deri në mbylljen e platformave tona.

Ky sulm ndodh në një moment kur Publik Media po publikon vazhdimisht investigime, denoncime dhe materiale me interes të lartë publik, duke ngritur shqetësime serioze mbi motivet që fshihen pas kësaj fushate.

Ekipi ynë ka nisur menjëherë ndjekjen e të gjitha procedurave pranë platformave përkatëse për të raportuar aktivitetin e dyshimtë dhe për të mbrojtur integritetin e llogarive tona.

Ne do t’ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim. Çdo përpjekje për të intimiduar, dëmtuar apo heshtur një media të lirë dhe të pavarur nuk do të na ndalojë në misionin tonë për të informuar qytetarët me profesionalizëm, përgjegjësi dhe pa kompromis.

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.