E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lefter Maliqit s’i shkon kot kthesa e beftë para zgjedhjeve, ku e emëron Edi Rama
Lajme

Lefter Maliqit s’i shkon kot kthesa e beftë para zgjedhjeve, ku e emëron Edi Rama

Lefter Maliqit nuk i ka shkuar kot kthesa e papritur përpara zgjedhjeve të 25 Qershorit.

Edhe pse u kandidua nga ana e Lulzim Bashës në pozicionin e tretë në listën e Beratit, Maliqi nuk pranoi të vazhdonte fushatën.

Brenda pak ditësh ai u shfaq krah Edi Ramës në mitingjet e zhvilluara në qytet. Tashmë ka ardhur edhe shpërblimi për të nga ana e numrit 1 të qeverisë.

Rama i ka besuar Maliqit postin e zv.Drejtorit të Burgjeve, institucion që drejtohet nga një ish-deputet i PS-së, Arben Çuko, që nuk u rikandidua nga Rama në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Karriera e Maliqit ka pasur disa lëvizje sa në njërin krah të forcave pokitike në krahun tjetër. Fillimisht ai e ka nisur angazhimin e tij politik si mbështetës i LSI-së, ndërsa në legjislaturën 2009-2013 ka qenë përfaqësues i PD-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.