Videoja që rrëzon procesverbalin: Ilir Malaj i AMP-së Vlorë
Oficeri e manipuloi ngjarjen dhe sekuestroi telefon jashtë vendimit të gjykatës
Kjo video është një tregues i qartë i mënyrës se si, oficeri i AMP-së Ilir Malaj ka vepruar në Sarandë, me forcë, jashtë objektit të vendimit gjyqësor dhe më pas me një pasqyrim të ndryshëm të ngjarjes në procesverbal.
Në fillim, oficerët e AMP-së paraqiten për të sekuestruar telefonin e personit nën hetim, sipas vendimit të gjykatës. Por situata ndryshon kur vëllai i tij kërkon të filmojë veprimet e AMP-së, për të dokumentuar gjithçka. Ky filmim është kryer jashtë ambienteve ku ishte urdhëruar kontrolli
Në vend që të lejohej filmimi i një veprimi procedural, sipas denoncimit, Ilir Malaj tenton të sekuestrojnë edhe telefonin e vëllait, një person që nuk ishte objekt i vendimit të gjykatës.
Në video duket momenti kur telefoni hidhet brenda ambienteve të banesës, ndërsa më pas, në procesverbal, pretendohet se telefoni është gjetur në lulishte.
Pra pyetja është e thjeshtë:Si përfundoi telefoni “në lulishte”, kur videoja tregon një tjetër dinamikë të ngjarjes? Ky nuk është detaj i vogël procedural.
Ky është thelbi i problemit.Nëse një procesverbal nuk pasqyron të vërtetën e ngjarjes, atëherë nuk kemi më thjesht gabim. Kemi dyshim serioz për manipulim të veprimeve procedurale dhe për përdorim të procesverbalit si mbulesë të një veprimi të paligjshëm.
Edhe më e rëndë bëhet situata pasi gjykata, pasi u njoh me pamjet filmike dhe me pretendimet mbi mënyrën e sekuestrimit, vendosi kthimin e sendeve të vëllait.Kjo tregon se sekuestrimi i telefonit të tij nuk qëndroi.
Ilir Malaj duhet të japë shpjegime penale :Pse u tentua të merrej telefoni i një personi që nuk ishte objekt i vendimit gjyqësor?Pse nuk u pasqyrua saktë dinamika e ngjarjes në procesverbal?
Pse telefoni u paraqit sikur ishte gjetur në lulishte?
Pse u desh ndërhyrja e gjykatës që sendet e vëllait të ktheheshin?
Sepse nëse videoja tregon një gjë dhe procesverbali shkruan një tjetër, problemi nuk është më telefoni por përse Ilir Malaj manipulon dosjet hetimore.
Problemi është besueshmëria e vetë AMP-së./ Av Arben Llangozi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



