“Kush t’a financon partinë”, përplasje mes Braçes dhe Muçit në Kuvend
Një debat pa mikrofonë është zhvilluar në sallën e Kuvendit gjatë vijimit të seancës plenare, ku janë përfshirë deputetë të mazhorancës dhe opozitës.
Në një moment, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është dëgjuar duke iu drejtuar deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçit, me pyetjen: “Po partinë tënde kush e financon?”
Ende nuk ka një sqarim zyrtar mbi arsyet që çuan në këtë përplasje mes dy deputetëve, apo nëse replika lidhet me debatet e mëparshme të zhvilluara në sallë.
Debati u zhvillua pa përdorimin e mikrofonëve, ndërsa seanca e Kuvendit vijonte normalisht punimet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



