E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat
Lajme

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, flakët rrezikojnë banesat

Një vatër zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me pisha dhe shkurre, shumë pranë disa banesave, duke rritur rrezikun për përhapje të mëtejshme.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, me synim pastrimin e territorit nga barishtet dhe bimësia e dendur. Megjithatë, për shkak të erës, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke e bërë më të vështirë kontrollin e situatës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, në mënyrë që të shmanget rreziku për banesat përreth.

Ky është rasti i dytë i një vatre zjarri në këtë zonë brenda pak ditësh, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe mundësinë e zjarrvënieve të përsëritura në territorin e Vlorës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.