Përfitoi nga amnistia, befason ish-i burgosuri: Bën vaki rikthehem
Një ish-i dënuar, i cili sapo ka përfunduar vuajtjen e dënimit prej tre vitesh në burgun e Fierit, ka bërë një deklaratë të fortë mbi vështirësitë e jetesës në Shqipëri pas lirimit.
Ai tregoi se gjatë dënimit ka përfituar vetëm dy muaj ulje dhe se tashmë do të largohet drejt Tepelenës, pa pasur një plan të qartë për të ardhmen.
“Vuajta 3 vjet për shkelje të ligjit. Përfitova vetëm 2 muaj. Sot do të iki në Tepelenë. Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin. Nuk di me çfarë do ta mbaj familjen. Bën vaki të kthehem prapë, ku ta dish”, u shpreh ai.
Deklarata e tij nxjerr në pah sfidat me të cilat përballen ish-të dënuarit në riintegrimin në shoqëri, veçanërisht mungesën e mundësive për punësim dhe mbështetje sociale.
Ekspertët e çështjeve sociale kanë theksuar vazhdimisht se mungesa e politikave efektive për riintegrimin e ish-të burgosurve rrit rrezikun e rikthimit në kriminalitet, duke krijuar një cikël të vështirë për t’u thyer.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



