Bixhozi I Rilindjes
Dritan Laci
Keto dite ka bërë shumë bujë, lajmi i arrestimit të Drejtoreshës se Postës në Durrës. Akuza që ka të bëjë me zhvatjen e 700 mijë eurove, te pakten kaq thuhet deri tani, por mendohet që vjedhja nëse provohet deri në 3 milion euro. Abuzime të cilat në fakt janë konstatuar nga vetë një audit i brendshëm i Postës Shqiptare.
E cila ka gjetur se zonja në fjalë, Elisabeta Mataj, ne dy muaj prill-maj, ka pervetesuar fondin e pensionisteve dhe ndihmave sociale. Tani kjo është ajo që na thuhet. Por po të shikojmë tej, ne kohen kur Mataj, u katapultua në krye të Postës së Durrësit, duket se kemi të njëjtën natyrën sekserë se si trafikohet detyra apo posti ne kete rast me shume buxhet, brenda Rilindjes. Nje lloj bixhozi që në fakt nuk është i pari.
Kjo pasi znj. Mataj para se te merrte detyrën e drejtoreshës se Postës Durrës, ishte anëtare e Keshillit Bashkiak në radhët e PS. Me pas pasi znj. Etleva Budini u be deputete, kete post ia la znj. Mataj. Per te gjithe ata që nuk e e njohin Znj. Budini ishte ajo deputetja që u kap me z. Balla dhe shokët dhe shoqet e tjera të partisë duke luajtur letra në Bruksel. Tani pyetje për SPAK-un. Do e marresh çështjen në juridiksionin tënd penal, duke qenë se vlera e abuzimit kalon mbi 500 mije euro? E dyta, nese po, do besh një hetim të thelluar nëse znj. Mataj e ka të trafikuar detyrën që mbante deri dje, dhe nëse po sa para e ka blerë, dhe kujt ia ka blerë?
Cili ka qenë propozuesi I znj. Mataj, apo sponsorizuesi I emrit të saj në krye të Postës. Janë grupet kriminale që i kërkojne haraçin, apo personat që i kanë shitur këtë post, dhe ajo eshre detyruar të fusë duart te pensionet apo ndihma sociale të të vobeketet. Pa pergjigjen e këtyre pyetjeve, mendoj që çdo hetim do ishte i paplotë dhe do përfundoje sic ka përfunduar çdo soj I tillë në admistrate, me nje amnisti që do I shpëtojë nga burgu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



