E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Beqiraj i nxjerr “blof” 8.5 miliardët e Ramës, sfidon publikisht Ibrahimajn
Ekonomi

Beqiraj i nxjerr “blof” 8.5 miliardët e Ramës, sfidon publikisht Ibrahimajn

Një përplasje e fortë publike ka shpërthyer mes ish-zëvendësministres së Financave, Irena Beqiraj, dhe ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, lidhur me interpretimin e shifrave ekonomike dhe arsyet e forcimit të lekut në Shqipëri.

Debati u ndez pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili pretendoi se në ekonominë shqiptare kanë hyrë rreth 8.5 miliardë euro nga turizmi, investimet e huaja dhe remitancat. Kjo shifër u vu menjëherë në pikëpyetje nga Irena Beqiraj, e cila argumentoi se të dhënat zyrtare nuk e mbështesin këtë pretendim.

Sipas analizës së saj, bazuar në statistikat e Bankës së Shqipërisë, fluksi real neto nga këto burime arrin në rreth 4.6 miliardë euro. Ajo theksoi se diferenca prej disa miliardë eurosh nuk justifikohet me treguesit zyrtarë dhe ngriti dyshime se mund të lidhet me ekonomi informale apo burime të padeklaruara.

Reagimi i ministres Delina Ibrahimaj erdhi menjëherë, duke kundërshtuar interpretimin e Beqirajt. Ajo sqaroi se shifra prej 8.5 miliardë eurosh përfaqëson totalin bruto të hyrjeve valutore, duke përfshirë të ardhurat nga turizmi, investimet e huaja dhe remitancat, dhe jo vlerën neto. Sipas saj, debati lidhet me mënyrën e leximit të të dhënave dhe dallimin mes treguesve bruto dhe neto.

Megjithatë, polemika u thellua më tej. Në një reagim të dytë, Irena Beqiraj përdori tone më të ashpra, duke theksuar se nuk ka çështje personale me ministren, por se ajo po mbron një qëndrim politik që bie ndesh me analizën ekonomike.

Në fund, ish-zëvendësministrja i bëri thirrje Delina Ibrahimajt për një debat të hapur publik, duke propozuar një përballje televizive për të diskutuar në mënyrë të detajuar çështje kyçe si forcimi i lekut, investimet e huaja, produktiviteti, oferta monetare, politikat buxhetore dhe sistemi i pensioneve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.