E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kush ishte shtetasi italian që vdiq në spitalin e Vlorës (FOTO)
Lajme

Kush ishte shtetasi italian që vdiq në spitalin e Vlorës (FOTO)

Një shtetas italian ka ndërruar jetë në spitalin e  Vlorës, ku kishte shkuar për t’u mjekuar.

Bëhet fjalë për shtetasin Vittorio Canali, 66 vjeç.

E shoqja e tij, Esmeralda Refati është me origjinë shqiptare dhe ka denoncuar spitalin Rajonal të Vlorës për mjekim të pakujdesshëm.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 19.01.2018, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Vlorë, për veprën penale ”Mjekimi i pakujdesshëm”, të parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal, sepse: Shtetasia E.R., ka bërë kallëzim penal pranë strukturave policore Vlorë pasi pretendon se më datë 18.01.2018, bashkëshorti i saj shtetasi V.C., 66 vjeç, ka ndëruar jetë në repartin e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë, si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm prej stafit mjekësor. Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë janë ndërmarë veprimet hetimore të sekuestrimit të kartelës mjekësore të shtetasit V.C., dhe është dërguar trupi në Institutin e Mjekësisë ligjore Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.