E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosje në Bulqizë, autori mendoi se po qëllonte kafshë të egër
Lajme

Plagosje në Bulqizë, autori mendoi se po qëllonte kafshë të egër

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në fshatin Vajkal, në Bashkinë Bulqizë, ku një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë gjahu.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në një zonë bujqësore të fshatit. Sipas të dhënave paraprake, autori ka hapur zjarr me armë gjahu tip çifte, duke dyshuar se në parcelën e tij ndodheshin kafshë të egra që po dëmtonin të mbjellat. Vetëm pas të shtënave, ai ka kuptuar se kishte plagosur një person.

I dëmtuari është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Bulqizës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Autoritetet po mbledhin dëshmi dhe prova për të sqaruar dinamikën e incidentit, ndërsa ndaj autorit pritet të ndërmerren masa procedurale në përputhje me rezultatet e hetimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.