Njihuni me bëmat bashkëshortit të drejtoreshës së Postës Durrës

Kush është Feta Mataj? Detaje nga e shkuara e personit që u përmend si bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës Durrës që vodhën fondin e pensioneve.
Janë rikthyer në vëmendje të dhëna nga e shkuara e shtetasit Feta (Fetah) Mataj, i përmendur në raportime publike si bashkëshorti i ish-drejtoreshës së Postës Durrës, e arrestuar në kuadër të hetimeve për vjedhjen e rreth 700 milionë lekëve të pensionistëve.
Ndërkohë, gjatë mesnatës së fundit, vila e Matajt u dëmtua nga një shpërthim me lëndë plasëse. Sipas informacioneve të publikuara, ai kishte dalë nga burgu pak kohë më parë.
Referuar të dhënave të bëra publike për çështje të mëparshme penale, Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë e ka dënuar më 28 shtator 2012, në mungesë, me 5 vite burg dhe 1.5 milionë lekë gjobë për veprën penale të shtrëngimit me anë të kanosjes për përfitim.
Sipas materialeve të kohës, Mataj ishte ndaluar më 26 qershor 2011, pasi akuzohej se i kishte bërë presion një punonjësi të një kompanie private në Shkozet për t’i marrë 750 mijë lekë. Denoncimi ishte bërë nga një 24-vjeçar, i cili kishte deklaruar se ishte kërcënuar me jetë nëse nuk paguante shumën e kërkuar.
Po sipas raportimeve të asaj periudhe, Mataj, i lindur në Tepelenë dhe banues në lagjen nr. 15 të Durrësit, kishte shërbyer si kryekontrollor në Parkun e Autobusëve në Bashkinë e Durrësit.
Në raportimet publike thuhet gjithashtu se ai kishte pasur edhe precedentë të tjerë penalë. Në vitin 2009 ishte arrestuar si i dyshuar për rolin e sekserit në një çështje korrupsioni me funksionarë të Bashkisë së Durrësit, ndërsa pas ngjarjeve të 21 janarit 2011 u arrestua nën dyshimin për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë, duke u hetuar më pas në gjendje të lirë.
Hetimet për shpërthimin në banesën e Matajt dhe për ngjarjet e fundit vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende publike një lidhje zyrtare mes këtij incidenti dhe çështjeve të tjera p
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



