E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A ishte Klodian Allajbeu në fokus të aksionit ‘blic’ të SPAK dhe BKH?
Lajme

A ishte Klodian Allajbeu në fokus të aksionit ‘blic’ të SPAK dhe BKH?

Në orët e para të mëngjesit të së premtes, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), me urdhër të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kanë ushtruar kontrolle në disa ambiente në qytetin e Vlorës, në kuadër të një hetimi në zhvillim.

Burime bëjnë me dije se kontrollet dyshohet se janë shtrirë edhe në banesën e biznesmenit Klodian Allajbeu, një emër i njohur në sektorin privat të shëndetësisë. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar nga SPAK nëse ai është subjekt i drejtpërdrejtë i hetimit.

Operacioni është zhvilluar në kushte diskrecioni, ndërsa detajet mbi çështjen mbeten të kufizuara për shkak të sekretit hetimor. Nuk dihet ende nëse kontrollet lidhen me ndonjë procedim penal konkret apo me verifikime paraprake.

Allajbeu është përmendur më herët në debatet publike lidhur me koncesione dhe projekte në sistemin shëndetësor, por nuk ka pasur njoftime zyrtare për akuza apo masa ndaj tij.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim të plotë mbi operacionin, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për natyrën e hetimeve dhe personat e përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.