E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Refit Buzi mbyllet në automjet, refuzon të dorëzohet
Lajme

Refit Buzi mbyllet në automjet, refuzon të dorëzohet

Situata në Roskovec mbetet kritike, teksa 35-vjeçari Refit Buzi vijon të refuzojë dorëzimin pavarësisht orëve të gjata të negociatave me policinë. Sipas burimeve nga terreni, ai është mbyllur brenda automjetit të tij dhe po kundërshton çdo thirrje për t’u vetëdorëzuar.

Forcat e rendit kanë ndërmarrë një operacion të gjerë sigurie, duke rrethuar të gjithë zonën për të shmangur çdo rrezik për qytetarët. Në mbështetje të policisë janë angazhuar edhe forcat speciale RENEA, të cilat kanë marrë pozicione strategjike në terren. Në perimetër janë vendosur efektivë të armatosur rëndë, përfshirë edhe snajperë, ndërsa çdo lëvizje po monitorohet me kujdes maksimal.

Ngjarja e rëndë ka nisur në orët e para të mëngjesit, kur 35-vjeçari hyri me forcë në banesën e ish-partneres së tij. Gjatë konfliktit, ai qëlloi për vdekje ish-vjehrrin dhe plagosi nënën e 24-vjeçares. Më pas, ai mbajti peng për disa orë ish-partneren, duke shkaktuar panik dhe alarm në të gjithë zonën.

Autoritetet vijojnë përpjekjet për ta zgjidhur situatën pa pasoja të tjera, ndërsa negociatat me autorin janë ende në zhvillim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.