E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët mbledhin 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm
Lajme

Shqiptarët mbledhin 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm

File Bulku: Nuk isha në protestë, po shkoja në shtëpi

Një episod i fortë nga protesta e një dite më parë ka rikthyer debatin publik, pasi një nënë së bashku me djalin e saj në spektrin autik u prekën nga spërkatja me ujë me piper gjatë tensioneve me policinë.

Pas ngjarjes, ajo rrëfeu se nuk kishte qenë pjesë e protestës, por ishte duke u kthyer në shtëpi pas përfundimit të terapisë së djalit. Sipas saj, ndërhyrja e policisë i kapi në momentin kur po largoheshin nga zona.

“Isha duke ikur për në shtëpi. Vetëm këtë kërkoja. Na hodhën piper në sy dhe ujë. Nuk isha pjesë e protestës, kisha qenë te terapia e djalit. Turp të kenë”, u shpreh ajo, duke përshkruar momentet e përjetuara.

Megjithatë, kryeministri Edi Rama në reagimin e tij ia atribuoi përgjegjësinë protestuesve. Ai deklaroi se nëna dhe fëmija ishin marrë në protestë për t’u përdorur si simbol, duke akuzuar organizatorët për manipulim dhe shfrytëzim të situatës.

Në reagimin e tij, Rama përdori një gjuhë të ashpër ndaj protestuesve, duke i cilësuar si persona që përdorin qytetarët si “mburojë” për përballjen me policinë, ndërsa shtoi se qeveria ka rritur mbështetjen për fëmijët në spektrin autik dhe familjet e tyre.

Nga ana tjetër, nëna, File Bulku, i qëndroi deklaratës së saj fillestare, duke këmbëngulur se nuk kishte lidhje me protestën dhe se ishte rastësisht në zonë gjatë kthimit për në banesë.

Ngjarja ka ngjallur reagim të gjerë në opinionin publik. Historia e saj dhe e djalit ka prekur shumë qytetarë, të cilët në një fushatë online arritën të mbledhin rreth 151 mijë dollarë në pak orë për t’i ardhur në ndihmë familjes.

Debati u përfshi edhe në arenën politike, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi deklaratën e kryeministrit të shoqëruar me videon e nënës, duke reaguar ashpër ndaj tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.