E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TENDERI I PARACAKTUAR I PATENTAVE
Publik News

TENDERI I PARACAKTUAR I PATENTAVE

TENDERI I PARACAKTUAR I PATENTAVE. SI JANË VENDOSUR KRITERET PËR TA MARRE NJË KOMPANI

Nesër me 22 janar 2018, caktohet kompania fituese te cilës i jepet e drejta për të shtypur 150 mijë leje drejtimi, sipas kritereve te reja të vendosura nga autoritetet përkatëse. Në dokumentin e prokurimit, është vendosur modeli i patentës me elementët specifikë të sigurisë dhe dizajnit. Sipas specialistëve të kësaj fushe, kriteret e vendosura nxjerrin automatikisht fituese vetëm një kompani, CETIS, nje kompani sllovene e cila e kishte fituar këtë tender edhe në vitin 2016.

Drejtoria përkatëse ka miratuar dizajnin e elementit të sigurisë Kingerame. Ky Design rezulton të jetë i regjistruar në emrin e CETIS dhe si i tillë kompanitë e tjera ne garë e kanë të pamundur ta përdorin përveç kësaj, brenda 90 ditëve siç është përcaktuar në kushtet e prokurimit, vetëm kompania e sipermenduar mund ta realizojë pasi e ka gati. Sipas specialistëve, për ta bërë efiçente konkurrencën e ndershme, i duhej lënë rreth 120 ditë kohë kompanive në mënyrë që të mund të arrijnë dizajnin e kërkuar. Në këtë mënyrë tenderin e fiton vetem kompania sllovene CETIS e cila e ka gati modelin, duke marrë kështu nga buxheti i shtetit rreth 43 milionë lekë të reja pa asnjë pengesë. Duke miratuar modelin që e ka vetem një kompani dhe duke vendosur një afat të cilin e arrin vetëm kjo kompani që i mbetet vetëm të shumfishojë patentat, institucioni përgjegjës shkel me të dyja këmbët parimin themelor të prokurimeve, atë të konkurrencës si edhe të trajtimit të barabartë të operatorëve, duke e paracaktuar fituesin.

Pjese nga dokumenti (te plote e gjeni tek faqja e Agjencise se Prokurimeve Publike)

DOKUMENTAT STANDARDE TË PROCEDURËS SË HAPUR MALLRA

“Blerje prokat leje drejtimi”

Referenca e prokurimit 015 38 1 16

2.2 Përshkrim i shkurtër i kontratës/marrëveshjes kuadër

Fondi limit: 787.125 (dyzetë e dy milion e shtatëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e njëzetë e pesë ) lekë pa TVSH.
Burimi i Financimit: Nga të ardhurat e brendëshme të Institucionit.
Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër: “Blerje prokat leje drejtimi”.
Nr. Emertimi Njesia e matjes Sasia
1 Prokat leje drejtimi cope 150 000

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.