E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarmi nga Policia: Do e pësoni shumë rëndë nëse bëni këtë veprim!
Lajme

Alarmi nga Policia: Do e pësoni shumë rëndë nëse bëni këtë veprim!

Si po grabitet WhatsApp-i i qytetarëve brenda sekondash

Ja si të mbroheni

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për një valë të re mashtrimesh kibernetike që po synojnë përdoruesit e WhatsApp, duke tentuar të marrin kontrollin e llogarive përmes skemave të sofistikuara manipulimi.

Sipas autoriteteve, mashtruesit përdorin metoda që në pamje të parë duken të padëmshme. Ata dërgojnë mesazhe të ndryshme që përmbajnë linke të rreme, shpesh të maskuara si ftesa për votim në konkurse apo konfirmime veprimesh të rëndësishme. Në momentin që përdoruesi ndërvepron me këto lidhje, i kërkohet të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp.

Ky është hapi kritik i skemës: sapo ky kod ndahet, autorët arrijnë të regjistrojnë llogarinë në një pajisje tjetër dhe të marrin kontroll të plotë mbi të, duke rrezikuar jo vetëm privatësinë, por edhe kontaktet dhe komunikimet personale të përdoruesit.

Policia e Shtetit thekson se këto tentativa janë në rritje dhe kërkon vigjilencë maksimale nga qytetarët.

Si të mbroheni nga mashtrimet në WhatsApp

Autoritetet japin disa këshilla të qarta për të shmangur rënien pre e këtyre skemave:

  • Mos klikoni në linke të dyshimta, edhe nëse ju vijnë nga persona që i njihni;
  • Mos ndani në asnjë rrethanë kodin 6-shifror të verifikimit;
  • Aktivizoni funksionin e verifikimit me dy hapa (Two-Step Verification) në WhatsApp;
  • Nëse dyshoni për komprometim të llogarisë, veproni menjëherë për rikuperimin e saj dhe njoftoni kontaktet tuaja.

Policia apelon që çdo qytetar të tregojë kujdes maksimal, pasi një veprim i vetëm i pakujdesshëm mund të çojë në humbjen e aksesit dhe në keqpërdorimin e të dhënave personale.

Në një kohë kur komunikimi digjital është bërë pjesë e përditshmërisë, mbrojtja e llogarive online mbetet një përgjegjësi individuale që nuk duhet neglizhuar.

NJOFTIMI PËR QYTETARËT:

Policia e Shtetit apelon për kujdes ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp.

Policia e Shtetit informon qytetarët se janë konstatuar raste të qarkullimit të mesazheve dhe lidhjeve (linkeve) mashtruese, të cilat synojnë marrjen e kontrollit të llogarive WhatsApp.

Mashtruesit dërgojnë linke me pretendime të ndryshme, si p.sh. për të votuar në një konkurs ose për të konfirmuar një veprim. Më pas, i kërkohet përdoruesit të vendosë kodin 6-shifror të verifikimit të WhatsApp. Ky kod përdoret nga autorët për të regjistruar llogarinë në një pajisje tjetër dhe për të marrë kontrollin e saj.

Policia e Shtetit këshillon qytetarët:

* Mos klikoni në linke të dyshimta, edhe nëse dërgohen nga persona të njohur;

* Mos ndani kurrë kodin e verifikimit të WhatsApp me askënd;

* Aktivizoni funksionin Two-Step Verification (Verifikimi me dy hapa) në aplikacionin WhatsApp;

* Nëse dyshoni se llogaria juaj është komprometuar, veproni menjëherë për ta rikuperuar atë dhe njoftoni personat e kontakteve tuaja.

Mbroni të dhënat tuaja!

Kujdesi juaj është mbrojtja më e mirë ndaj mashtrimeve kibernetike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.