“Cekja i Beratit” aksidentohet në Gjirokastër
Aktori i njohur i humorit, Sejfulla Myftaraj, i njohur për publikun si “Cekja i Beratit”, është përfshirë në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë kthesës së fshatit Hormovë.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti që drejtonte Myftaraj është përplasur me një mjet tjetër, në timonin e të cilit ndodhej Baba Sheh Hormova, një klerik bektashian.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar. Të dy drejtuesit e mjeteve kanë shpëtuar pa dëmtime fizike, ndërsa aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore e Gjirokastrës, e cila po kryen veprimet procedurale dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



