E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Pikat për të cilat kemi rënë dakord me Greqinë….
Lajme

Rama: Pikat për të cilat kemi rënë dakord me Greqinë….

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se  pas  negociatave Bushati-Kotzias për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve,  Shqipëria dhe Greqia janë drejt nënshkrimit të një partneriteti strategjik. Marrëveshjet, tha Rama, do nënshkruhen në pranverë kur ai të takojë homologun e tij grek, Tsipras.

“Që nga Ligji absurd i Luftës deri tek çështje që kanë të bëjnë me jetësimin maksimal të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, lidhur me procedura që kanë qenë pengesë e rëndë për ta u ra dakort. “, është shprehur Rama.
Në lidhje me ligjin e luftës Rama është shprehur se ” do kalojë në procedurat ligjore të shtetit fqinj dhe do jetë një dokument që do ti mbetet historisë dhe jo një ligj në fuqi që na ka penguar të shkruajmë historinë e re”.

Në lidhje se ku do të nëshkruhen këto marrëveshje kryeministri është shprehur se do të takohet në ditët në vijim me kryeministrin Tsipras, pasi do jemi në Davos.

“Mbetet një fazë tjetër e saktësimit të elementëve që kanë të bëjnë me marrëveshjen e arritur në linja të gjëra me pas detajohet në dokumente që do të marrin vlerë qoftë ligjore qoftë edhe përsa i përket asaj që thashë të një platforme të re të partneritetit strategjik. “, u shpreh Rama në Report Tv.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.