Dalin pamjet brenda Kështjellës 2.6 milionë euro të Ermal Beqirit
Dyshohet se u përdor si seli për takime sekrete të AKSHI në Paris
Dalin pamjet nga kështjella në zonën e Oise (Amiens), Francë, e cila sipas hetimeve është lidhur me pasuritë e dyshuara të biznesmenit Ermal Beqiri.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se kjo pronë, e ndërtuar në stil antik dhe e pajisur me elementë luksi, është përfshirë në listën e aseteve për të cilat është kërkuar sekuestro nga SPAK. Dyshohet se ambientet e saj janë përdorur edhe për takime të mbyllura, në kuadër të aktivitetit të strukturave të përfshira në dosjen AKSHI.
Kështjella ndodhet në departamentin Oise, pranë Amiens, një zonë e njohur për rezidenca historike dhe prona elitare, çka e rrit edhe më shumë vlerën e saj në aspektin pasuror dhe hetimor.


















Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco









