E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Krim-pasioni” në Tiranë, gazetarja zbulon detaje të reja…
Lajme

“Krim-pasioni” në Tiranë, gazetarja zbulon detaje të reja…

Të tjera të dhëna janë zbuluar në lidhje me ngjarjen që tronditi jo vetëm Tiranën por të gjithë opinionin publik.

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në ‘Studio e Hapur” ka treguar me detaje se si rrodhi ngjarja dhe se çafër flasin hetimet paraprake.

Ajo tha se nga vëzhgimi i telefonit është zbuluar se mes dy të rinjve ka pasur kontakte, javëve të fundmi kanë qenë më të agravuuara.

“Ngjarja ka ndodhur në sy të motrës dhe kushërirës, të cilat kanë qenë duke e shoqëruar atë për në shtëpinë e saj. Janë ndaluar nga autori i cili ka udhëtuar nga Fieri enkas për tu takuar me të ndjerën. Ai ka pasur një debat me të, ka tentuar ta godasë, dhe ajo është ulur për ti shpëtuar goditjes dhe më pas ai ka qëlluar drejt saj. Fillimisht ka mbetur e plagosur dhe diku pas një ore ka ndërruar jetë në spital.

Nga të gjitha hetimet paraprake por edhe nga këqyrja e telefonit është vënë re se ngjarja kishte agravuar. Nga hetimet flitet se një javë më parë ka shkuar në shtëpi të vajzës për ti kërkuar dorës, por nuk ka pasur marrje në pyetje të familjarëve.

Por ka pasur komunikim mes tyre. Nuk dihet nëse kanë pasur biseda të agravuara, kjo mbetet për tu parë. Vajza ka qenë duke u adresuar në komisariatin numër 4 por që nuk ka arritur ta bënte pasi ndodhi ngjarja”, tha Lala.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.