E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mori peng dhe ngacmoi seksualisht të miturin, arrestohet 31-vjeçari
Lajme

Mori peng dhe ngacmoi seksualisht të miturin, arrestohet 31-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 31-vjeçar ka përfunduar në pranga pas një kallëzimi të bërë nga familjarët e një të mituri.

Sipas burimeve zyrtare, efektivët e Komisariatit Nr. 4 kanë arrestuar shtetasin J.A, i dyshuar për veprat penale “ngacmim seksual” dhe “heqje e paligjshme e lirisë”.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në zonën e rrugës “Bardhyl”, ku 31-vjeçari, sipas hetimeve paraprake, ka mbajtur të mbyllur në banesën e tij një 13-vjeçar për disa orë. Dyshohet se i mituri është mbajtur kundër vullnetit të tij nga mbrëmja e 23 korrikut deri në orët e para të 24 korrikut.

Alarmi është dhënë nga familjarët, të cilët pasi konstatuan mungesën e fëmijës, iu drejtuan menjëherë policisë duke bërë kallëzim.

Gjatë marrjes në pyetje, i mituri ka dhënë dëshminë e tij në prani të prindit dhe një psikologu, duke deklaruar se gjatë kohës që ndodhej në banesën e të dyshuarit është përballur me ngacmime seksuale.

Pas mbledhjes së provave dhe verifikimeve përkatëse, policia arriti të lokalizojë dhe arrestojë 31-vjeçarin më 2 gusht.

Ndërkohë, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.