E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Astrit GJONPALAJ  i ‘Globus Travel’reagon për krismat në jaht :
Lajme

Astrit GJONPALAJ i ‘Globus Travel’reagon për krismat në jaht :

NUK KAM ASNJË LIDHJE

Që nga dita e djeshme, në disa portale kanë qarkulluar lajme lidhur me një ngjarje të raportuar në Palasë, ku flitej për një jaht luksoz dhe persona të armatosur. Në raportimet e para u përmend edhe emri i Astrit Gjonpalajt.

Redaksia e Publik Media i kërkon ndjesë dhe vendosi ta fshijë lajmin

https://publik.al/te-shtena-ne-jaht-ndalohet-astrit-gjonpalaj-i-globus-travel/

Gjatë ditës së sotme, disa prej portaleve kanë ndryshuar ose saktësuar raportimet e tyre në lidhje me z. Gjonpalaj.

Në një prononcim për mefiat  Astrit Gjonpalajn,  sqaroi se përfshirja e emrit të tij në këtë ngjarje ishte, sipas tij, rezultat i një keqinformimi apo keqinterpretimi nga portalet dhe se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen në fjalë.

Gjonpalaj u shpreh se nuk ishte i shqetësuar nga situata, por kishte zgjedhur të bënte një sqarim publik për miqtë, bashkëpunëtorët dhe të afërmit e tij, të cilët mund të ishin shqetësuar nga lajmet e publikuara.

Në reagimin e tij publik, ai shprehet ndër të tjera:

“Të çuditur dhe të keqardhur lexuam në portale përfshirjen e emrit tim në një ngjarje të ndodhur në Palasë, në një jaht me të cilin nuk na lidh asgjë.”

Ai shton se familja e tij vijon normalisht aktivitetin dhe se ende nuk e kupton arsyen e përfshirjes së emrit të tij në këtë histori.

Në një kohë kur informacioni përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale dhe portalet online, raste të tilla nënvizojnë edhe një herë rëndësinë e verifikimit të informacionit përpara publikimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për përfshirjen me emër të personave në ngjarje të raportuara nga kronika.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.