E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klosi refuzon shkrirjen me Matin, kryebashkiakja del kundër Ramës
Lajme

Klosi refuzon shkrirjen me Matin, kryebashkiakja del kundër Ramës

Këshilli Bashkiak i Klosit zhvilloi këtë të enjte një mbledhje të jashtëzakonshme, ku në fokus ishte propozimi i mazhorancës parlamentare për reformën administrativo-territoriale, që parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat. Në këtë takim morën pjesë këshilltarë bashkiakë, përfaqësues vendorë dhe një numër i konsiderueshëm banorësh të zonës.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Hazbie Dedolli, sqaroi se mbledhja ishte thirrur me kërkesë të vetë këshilltarëve, me qëllim diskutimin dhe miratimin e një qëndrimi zyrtar kundërshtues ndaj këtij propozimi.

Gjatë debatit, të gjithë këshilltarët u shprehën njëzëri kundër bashkimit me Bashkinë Mat, duke paralajmëruar se do të ndjekin çdo rrugë ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim. Ata nuk përjashtuan as mundësinë e organizimit të protestave si formë reagimi qytetar.

Në mbledhje ishte e pranishme edhe kryetarja e Bashkisë Klos, Valbona Kola, e cila bëri me dije se drafti i reformës ka mbërritur në institucion vetëm dy ditë më parë. Sipas saj, dokumenti parashikon një periudhë 60-ditore konsultimi publik, gjatë së cilës do të zhvillohen dëgjesa me qytetarët në të gjitha njësitë administrative.

Kryebashkiakja theksoi se bashkia do të qëndrojë në krah të komunitetit dhe do të përfaqësojë vullnetin e qytetarëve në çdo fazë të këtij procesi. Ajo garantoi se qëndrimi zyrtar i institucionit do të reflektojë drejtpërdrejt mendimin e banorëve të Klosit.

Në përmbyllje të mbledhjes, Valbona Kola njoftoi se në ditët në vijim do të nisin dëgjesat publike në të gjithë territorin e bashkisë, duke u dhënë mundësi qytetarëve të shprehen për reformën e propozuar.

“Do të zhvillojmë dëgjesa në çdo fshat. Si e zgjedhur e qytetarëve, unë do të jem në përputhje me vullnetin e tyre. Nëse ata janë kundër bashkimit me Matin, do të jem në krah të tyre. Unë jam në shërbim të banorëve të Klosit dhe kjo detyrë është e përkohshme”, u shpreh ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.