Radhë kilometrike në Han të Hotit, qytetarët presin deri në 1 orë
Radhë kilometrike në Han të Hotit, qytetarët presin deri në 1 orë: “Për të hyrë në Maldivet e Ballkanit duhet helikopter”
Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit, ndërsa qytetarët raportojnë pritje që shkojnë deri në një orë për të kaluar kufirin nga Shqipëria drejt Malit të Zi.
Sipas denoncimit të mbërritur në redaksi, situata bëhet edhe më e dukshme nga diferenca mes procedurave në dy anët e kufirit. Qytetari pretendon se, pasi ka pritur rreth një orë në palën shqiptare, procedurat në pikën kufitare malazeze janë kryer brenda rreth tre minutash.
Situata ka shkaktuar irritim te udhëtarët, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik, kur fluksi i automjeteve në pikat kufitare është ndjeshëm më i lartë.
“Shqipëria turistike na lë të presim një orë në kufi në Han të Hotit. Në doganën malazeze, procedura zgjat 3 minuta. Për të hyrë në ‘Maldivet e Ballkanit’ duhet helikopter. Nuk mjafton që janë të korruptuar, por janë edhe dembelë”, shprehet qytetari në denoncimin e tij.
Radhët kilometrike në një prej pikave të rëndësishme të kalimit kufitar me Malin e Zi ngrenë pikëpyetje mbi menaxhimin e fluksit gjatë sezonit turistik dhe kapacitetet e autoriteteve shqiptare për të shmangur pritjet e gjata në kufi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



