E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Radhë kilometrike dhe pritje të gjata për të dalë nga Shqipëria
Flash

Radhë kilometrike dhe pritje të gjata për të dalë nga Shqipëria

Fluks i lartë lëvizjesh në Kakavijë

Fluksi i shtuar i udhëtimeve në pikën kufitare të Kakavijës ka shkaktuar këtë të hënë radhë të gjata automjetesh në dalje nga territori shqiptar. Rreth orës 11:00, kolonat e mjeteve kanë kaluar gjatësinë prej 3 kilometrash, ndërsa qarkullimi është ngadalësuar ndjeshëm për shkak të pritjeve të gjata në sportele.

Aktualisht, pala shqiptare po operon me katër sportele në dalje, ndërsa autoritetet greke po përpunojnë udhëtarët vetëm përmes dy sporteleve, çka ka sjellë vonesa të konsiderueshme dhe rritje të kohës së pritjes për qytetarët.

Sipas të dhënave zyrtare nga PKK Kakavijë, gjatë datës 4 janar 2026 janë përpunuar gjithsej 10 716 shtetas në hyrje dhe dalje. Prej tyre, 3 073 persona kanë hyrë në territorin shqiptar, ndërsa 7 643 kanë dalë nga vendi. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2 908 automjete, ku 773 kanë hyrë dhe 2 135 kanë dalë.

Autoritetet kufitare u bëjnë thirrje udhëtarëve që të planifikojnë me kujdes lëvizjet e tyre, pasi fluksi i lartë në këtë pikë kufitare pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.