E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A qendrojnë Licët pas sherrit me thika në burgun e Fierit
Lajme

A qendrojnë Licët pas sherrit me thika në burgun e Fierit

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun që çoi në përplasjen mes Aldo Gjinit të grupit të Rrajave dhe Jurgen Zotos me Denis Bajrin, pjesë e grupit të Shkodrës.

3 të paraburgosurit prej kohësh kalonin kohë bashkë në ambientin e përbashkët të sektorit dhe se më parë nuk kanë pasur konflikte.

Hetuesit e kanë përjashtuar pistën e konfliktit të çastit dhe dyshojnë se plagosja e anëtarit të grupit famëkeq të Shkodrës të ketë qenë një mesazh nga grupet rivale, përfshirë këtu edhe grupin e Ibrahim Licit, me të cilin njihen për shumë përplasje të ashpra.

Nga dëshmia që i është marrë Denis Bajrit, grupi hetimor ka arritur të zbardhë edhe dinamikën e ngjarjes.

Në momentin e sulmit, burimet sqarojnë se Gjini dhe Zoto i kanë shkuar Bajrit me një telefon në dorë, duke i thënë “këtë mesazh e ke nga filani”.

Më pas e kanë sulmuar me thikë artizanale. Në këtë moment Denis Bajri është kundërpërgjigjur dhe palët janë përplasur fizikisht.

Të plagosur mbetën Bajri dhe Zota, i cili mësohet të ketë pësuar një plagë për shkak të goditjes me unazë që ka marrë nga anëtari i grupit të Bajrave.

Të dy u dërguan në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Thika e përdorur për sulmin është sekuestruar bashkë me celularin, ndërsa këtë të fundit pritet ta marrë në dorë BKH për ekspertizë.

Ndërkohë, Burgjet kanë urdhëruar transferimin e Jurgen Zotos në burgun e Burrelit dhe të Aldo Gjinit në atë të Drenovës. Të dy do të izolohen për 3 muaj.

Denis Bajri akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit kriminal Ervis Martinajt, i zhdukur që prej gushtit 2022.

Për llogari të Martinajt, Denis Bajri akuzohet se ka marrë pjesë në eliminimin e Gjin Ndojit në 2020-ën.

Ai u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tashmë SPAK e ka kaluar dosjen e tij për gjykim.

Aldo Gjini është pjesë e grupit kriminal të ‘Rrajave’ të Fushë-Krujës, të cilët akuzohen nga SPAK se kanë trafikuar 2.4 ton marijuanë e kokainë drejt Evropës, operacion i finalizuar në fillim të vitit në janar, mes të cilëve edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja.

Grupi trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së.

Aldo Gjini në korrik 2021, u përfshirë në një plagosje në Tiranë. Më herët kërkohej nga Europol për vrasje dhe trafik armësh.

Ai dyshohet autor i një plagosje në nëntor 2020 në Luksemburg. Në vitin 2016 u arrestua në Itali, për shpërndarje droge.

Ndërkohë, i burgosuri tjetër pjesë e sherrit, Jurgen Zoto, ndodhet në burg për veprat penale të vjedhjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.