E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal! Ndërpritet energjia në Onkologjik gjatë kimioterapisë
Lajme

Skandal! Ndërpritet energjia në Onkologjik gjatë kimioterapisë

Një situatë shqetësuese është raportuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, konkretisht në ambientet e Onkologjikut, ku energjia elektrike është ndërprerë për rreth 15 minuta.

Sipas informacioneve, ndërprerja ka ndodhur në një moment kur pacientët po merrnin trajtimin e kimioterapisë, duke krijuar shqetësim dhe pasiguri në një prej proceseve më delikate të trajtimit onkologjik.

Ngjarja shton problematikat me të cilat përballen pacientët që trajtohen në Onkologjik. Përveç shqetësimeve të raportuara ndër vite lidhur me mungesën e barnave dhe vështirësitë në sigurimin e trajtimeve, tashmë pacientët janë përballur edhe me një ndërprerje të energjisë elektrike gjatë zhvillimit të terapisë.

Ndërprerja mëseohet se ka zgjatur rreth 15 minuta, ngre pikëpyetje mbi funksionimin e infrastrukturës dhe masat e emergjencës në një sektor spitalor ku vazhdimësia e shërbimit është veçanërisht e rëndësishme.

Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi shkakun e ndërprerjes së energjisë apo nëse ajo ka sjellë pasoja në procesin e trajtimit të pacientëve. Megjithatë, fakti që energjia është ndërprerë gjatë kryerjes së kimioterapisë e bën situatën veçanërisht shqetësuese për pacientët dhe familjarët e tyre.

Rasti rikthen në vëmendje kushtet në të cilat ofrohet shërbimi onkologjik dhe nevojën për garantimin e një infrastrukture të qëndrueshme, veçanërisht gjatë procedurave dhe terapive që kërkojnë monitorim dhe vijueshmëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.